Takimi i Blinken me krerët e drejtësisë/ Evis Kushi: SHBA, partneri ynë kryesor për bërjen realitet të reformës në drejtësi

schedule13:44 - 16 Shkurt, 2024

schedule 13:44 - 16 Shkurt, 2024

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi thotë se takimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, me krerët e drejtësisë, ishte i pritshëm.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kushi u shpreh se SHBA është partneri kryesor i Shqipërisë, në bërjen realitet të reformës në drejtësi.

Sipas Kushit, rezultatet e reformës në drejtësi, tanimë janë të dukshme.

“Sigurisht, ishte e pritshme takimi i zotit Blinken me drejtuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë, duke filluar nga drejtuesi i SPAK-ut, i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, sepse SHBA-të kanë nja rol të rëndësishëm në sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri. Kanë qenë partnerët t tanë me të rëndësishëm për ta bërë realitet, jo vetëm në hartimin e saj, por edhe gjatë zbatimit. Ishte mëse e pritshme që do të kishte një takim të tillë. Zoti Blinken theksoi rëndësinë që ka kjo reformë, rezultat që po i shohim të gjithë. Rezultatet e kësaj reforme tashmë janë të dukshme, edhe pse ishte shumë e vështirë, ai garantoi që SHBA-të do të vazhdojnë të jenë mbështetës së reformës në drejtësi”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!