Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se takimi me masiv i Lulzim Bashës në Durrës rrezikoi jetën e qytetarëve.
Nishani thotë se populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe tashmë nuk ndalet më sepse kombi nuk e pranon tradhtinë.
“Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterrin. Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qënka në rrezik !!!
Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve, Gangsterri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!
Keqbërësit duhet të kenë frikë ! Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !Kombi nuk e pranon tradhëtinë !Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut”, shkruan Nishani./abcnews.al