Takimi i Bashës me aleatët dhe ankimimet në KAS, lëvizjet e PD në ditët në vijim

schedule19:27 - 4 Maj, 2021

schedule 19:27 - 4 Maj, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke zhvilluar këtë pasdite një mbledhje me deputetët e rinj dhe kandidatët jo fitues të 25 prillit.

Duket se ky takim është orientues për mënyrën sesi do të veprojnë demokratët në vijim. Basha i ka udhëzuar ata të punojnë me të njëjtin ritëm si në fushatë për të faktuar sipas tij masakrën zgjedhore.

Në këtë mbledhje nuk janë të pranishëm aleatët e Partisë Demokratike. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj ka qenë zgjedhja e Bashës që në takim të ishin vetëm përfaqësues të PD, ku ka theksuar se kontratën qytetarët e kanë me PD. Pritet që në ditët në vijim Basha të takohet edhe me aleatët.

Lexo edhe: Hyrja në parlament dhe e ardhmja në krye të PD-së, Basha: Do mbledhim provat, pastaj flasim

Ndërkohë, KQZ miratoi sot tabelat e rezultateve sipas qarqeve, ku nuk pati asnjë pretendim nga partitë e përfaqësuara në KQZ.

Mësohet se forcat opozitare kanë pritur që KQZ të miratojë tabelat në mënyre që të fillojnë fazën e ankimimeve në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).

Duke nisur nga nesër të gjitha sekretariatet do të aktivizohen sa i takon ankimimeve që ata kanë për procesin e numërimit sipas qarqeve. Dy ditë më parë Ivi Kaso specifikoi disa nga qarqet që PD dhe opozita do të kërkojnë rinumërim të votave. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!