Takimi i Arjolës me të bijën i përloti të gjithë, detaji që “shpëtoi” në studio

schedule09:59 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 09:59 - 25 Dhjetor, 2021

Aktorja e humorit Arjola Demiri mbrëmjen e djeshme ka marrë një nga surprizat më të bukura brenda shtëpisë së BBV.

Pjesë e korit që ka kënduar në mbrëmjen e Krishtlindjeve është bërë edhe vajza e saj. Takimi i saj me të bijën pas gati tre muajsh u përcjell me shumë emocione dhe lot nga aktorja, të cilës iu mundësua të qëndrojë me të për disa minuta.

Teksa të gjithë i kishin sytë te Arjola dhe e bijë në këtë takim mallëngjyes, ajo që kaloi pa u vënë re ishin të ftuarit nga ana tjetër e studios, Arbana, Balina dhe Arbri. As këta të fundit nuk i kanë shpëtuar këtij momenti emocionues dhe janë përlotur, madje Arbanës për disa momente i kanë ikur dhe fjalët saqë e kishte të pamundur të fliste për pak çaste.

Nata e kaluar e Big Brother u shoqërua dhe me shumë tensione. Këngëtarja Big Mama vendosi të largohet nga shtëpia, pas një debati me Antonelën.