VIDEO/ Takimi emocionues i qenit me pronarin e tij pas shpërthimit katastrofik në Beirut

schedule17:34 - 5 Gusht, 2020

schedule 17:34 - 5 Gusht, 2020

Një shpërthim katastrofik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Beirut, në Liban.

Lëndët plasëse që shpërthyen në një depo në Bejrut, shkaktuan më shumë se 100 viktima  dhe rreth 4,000 të plagosur.

Pothuajse një pjesë e mirë e qytetit është shkatërruar. Por, përveç pamjeve tronditëse në rrjete sociale qarkullojnë edhe video që të mbushin me emocion.

Një rrjetin social “Twitter”  është publikuar një video ku shihet bashkimi i të zotit me qenin e tij, entuziast dhe i emocionuar pas gjithë asaj drame të përjetuar nga shpërthimi tragjik.