Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa ka deklaruar në emisionin “Real Story” se takimi i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është një sinjal simbolik i një mbështetje që bëhet për transformimin e Shqipërisë në tërësi.
Sakaq, ai ka theksuar se për shqiptarët në pozicionin që ka sot Yuri Kim në DASH, si ndihmëse e Blinken është një gjë pozitive.
“Mesazhet ishin të të gjitha llojeve, pregatitja e kësaj vizite është bërë nga Yuri Kim dhe ambasada e SHBA. Për ne në pozicionin që ka sot Kim në DASH, si ndihmëse e tij është një gjë pozitive. Ajo na njeh mire, njeh personazhet e politikës, zhvillimet, vendin dhe besoj kjo atmosferë pozitive janë edhe pjesë e njourive të saj. Jam i bindur se vizita është përgatitur nga ajo dhe i ngarkuari me punë. Tirana nuk mund të mohohet se filloi të ndryshojë faqen e saj me Ramën si kryetar Bashkie, por po kaq i rëndësishëm ishte edhe takimi gjoja i rastësishëm me Erjon Velinë, është një vazhdimësi jo vetëm në politikë, por edhe në ndryshimin e faqes së aktivitetit. Ishte një sinjal simbolik i një mbështetje që bëhet për transformimin e Shqipërisë në tërësi. Kryetari i qeverisë, kryetari i bashkisë më të madhe, ndryshimi, rinia, kjo godinë, të gjitha këto janë mesazhe jo eksplicitisht të thëna, us je mënyrë të qartë dhe të kuptueshme”, u shpreh Tarifa./abcnews.al