Në një intervistë në “News Line” në ABC News, pedagogia Arsejda Gjyli foli për takimet e Ervin Salianjit me më të votuarit.
Gjatë intervistës, Gjyli u shpreh skeptike nëse është një lëvizje reale e bazuar në ide apo thjesht një inskenim. Gjithashtu u shpreh se brenda partive duhet të ketë zë të të rinjve, ndërsa shtoi se do të ishte mirë që lëvizja e Salianjit të gjallërojë “situatën” në Partinë Demokratike.
“Nuk di të them nëse është lëvizje reale. Mbase mund të jetë shumë zhurmë për asgjë. Por brenda partive duhet të ketë zë të të rinjve. Duhet të hapet rruga dhe nga lideri i opozitës. Dhe në këtë këndvështrim e shikoj pozitive çdo lëvizje. Por nuk e di konkretisht nëse është inskenim apo një lëvizje e bazuar në ide. Pra jam disi skeptike. Uroj të jetë lëvizje që gjallëron ujërat e brendshëm dhe që nuk do ketë rezistencë edhe për t’i lënë ndoshta demokratët për të vendosur me një alternativë”, tha ajo.
/abcnews.al/

