Takimet e Diasporës si protestat në Tiranë/ Sali Berisha në Napoli, pritet nga pak mbështetës

schedule19:18 - 23 Mars, 2025

schedule 19:18 - 23 Mars, 2025

Sali Berishës pas protestave, po i bojkotojnë edhe takimet e diasporës. Në Napoli, doktori porositi stadiumin Vélodrome de Marcianise me kapacitet 2 mijë vendësh.  Nuk mbushi dot asnjë shkallë, ndërsa ata pak dhjetëra emigrantë u grumbulluan në fushën e blertë.

Doktori edhe këtë takim e konsideroi madhështor, ashtu si projektin e aleancës së tij, të cilin zbuloi se e hartoi në shtëpi, gjatë arrestit.

Emigrantëve në Itali, Berisha, duke mos zgjidhur dot hallin e vet, u premtoi se pas 11 majit do të shpallë non-grata edhe Sorosin dhe do u gjejë një Elon Musk shqiptar.

Vizitën në Itali, Berisha e mbylli me një kryetar komune në Napoli, të cilit I qau hallet e Shqipërisë. Një emigrant I dhuroi një shampanjë doktorit e një pale doreza boksi Flamur Nokës e Xhelal Mziut, për sezonin e ri në parlament.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!