Takimet e Bashës me njerëzit, Rama tregon arsyen pse nuk ndërhyn policia: Nuk mund të futen në luftë

schedule18:16 - 31 Mars, 2021

schedule 18:16 - 31 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama duke folur nga Shkodra ka hedhur edhe një herë akuza ndaj takimeve elektorale të kreu të PD-së Lulzim Basha duke thënë se janë një burim infeksioni me covid-19.

Rama ka thënë se ky është një boshllëk lidershipi tek Partia Demokratike.

“Këta vijojnë si në 97’ me flamuj me makina me bori nëpër rrugë duke u mbledhur dhe duke puthur në buzë covidin. Ndërkohë që lideri i tyre rri në makinë. Kjo është e pabesueshme. Uroj që të mos përfundojnë nëpër spitale. Se aq do të të kapi për fytin për dy tre javë dhe të t’marri frymën. Por këta nuk kanë kufij në boshllëk të lidershipit. Janë bosh nuk duan t’ja dinë fare.” Ka thënë Rama.

Për sa i përket ndërhyrjes së policisë apo gjobitjes së kreut të PD-së për organizim mbledhje në kohë covidi, Rama ka thënë se ata janë shprehur se nuk ndërhyjnë dot. Kjo për shkak se sipas Ramës militantët e PD-së do të reagonin ashpër.

“I kuptoj shumë mirë që thonë që shteti duhet të veprojë dhe policia duhet të ndërhyjë. Por njerëzit duhet të kuptojnë se policia ka të drejtë. Kam pyetur por kanë të drejtë kur thonë se nëse reagojmë ne ndaj kësaj. Ata e kanë treguar se mund të bëjnë shumë më keq. Policia nuk mund të futet në luftë me një turmë të pa përgjegjshmish. Duan të marrin vendin por nuk tregojnë asnjë respekt për ligjin. Del Luli dhe bën një dasmë spontane i mungon vetëm dajrja. Ka dal kërkojmë nuse. Dhe e kanë nxjerrë në fakt. Nusja është Shqipëria për plaçke si ka ndodh përherë.

“Luli është Gjino i asaj përrallës se shkesë e vërtetë janë Likja, Monika dhe Saliu. Nuk kanë bërë asgjë ndryshe. Se thonë populli votoi kot para 8 vjetësh. Ky tjetri gogoli i Lalëzit bën propagandë për të futur panik për vaksinat që qenkan vdekjeprurëse. Dhe Kina na paska thënë mos i përdor dhe kanë ardhur nga Serbia. Apo u ka përfunduar afati. Por Kina ka filluar të vaksinojë të moshuarit. E gjithë Turqia po e  merr dhe plotë shtet të tjera të botës. Tani si mundet këtyre tu jepet prap mundësia.” tha Rama. E.L/abcnews.al/