“Takim me Bardhin dhe Nokën”/ Shpëtim Idrizi: Shpreha pakënaqësinë e PDIU për “Belerin” në protestën e 20 shkurtit

schedule13:56 - 26 Shkurt, 2024

schedule 13:56 - 26 Shkurt, 2024

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi thotë se ka pasur komunikim me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën, pas protestës së 20 shkurtit.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Idrizi u shpreh se u shprehu pakënaqësinë e forcës politike që drejton, lidhur me disa nga folëset në protestë, që adresuan problemet e Greqisë dhe kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

“Unë kam komunikim dhe mundohem që të kem komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët. Këto bisedat personale që janë të vazhdueshme, nuk është ndonjë gjë e veçantë, sidomos me zotin Bardhi, kam qenë gjatë gjithë kohës në një komunikim të vazhdueshëm, nuk jam futur asnjëherë midis pjesëve, por nëse e kam një preferencë, e kam një preferencë me zotin Bardhi. Është i hapur, nuk njihemi sot me njëri-tjetrin. Kam pasur një komunikim me zoti Bardhi dhe me zotin Noka. Bëhet fjalë për takimet mbas seancës. Të dyve i kam shprehur pakënaqësinë timë, të PDIU, se si një protestë që ishte shumë e mirë  dhe e munguar, u be një stage nga folëset e para për problemet e Greqisë dhe Belerit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!