Takim i rëndësishëm për “San Siro”, nesër do të diskutohet rreth projektit

schedule12:28 - 24 Tetor, 2021

schedule 12:28 - 24 Tetor, 2021

“CorrieredellaSera” ka bërë me dije se nesër do të ketë një takim për të ardhmen e stadiumit.

Sipas tyre, do të mbahet një takim midis Paolo Scaronit, Alessandro Antonello dhe kryebashkiakut të Milanos, Giussepe Sala.

Bashkia kërkon një kontribut të jashtëzakonshëm për stadiumin nga të dyja klubet e Milanos.

Mendohet se projekti do të përfshijë edhe një pjesë të zonës jashtë stadiumit.

Milan dhe Inter parashikojnë tashmë kosto më të larta sepse kostot e urbanizimit nuk janë 51 milionë por 81 milionë euro.

Projekti vështirë se do të ketë një mundësi me kosto më të ulëta./abcnews.al