Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi që SHBA-të kanë caktuar një datë të re për takimin në Uashington me Serbinë.
Shefi i qevrrisë përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim.
Ai ka përmendur se në këtë takim do të diskutohet për projekte madhore në aspektin ekonomik.
Takimi në Uashington mbahet më 2 shtator.
“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit.
Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, shkruan kryeministri ./abcnews.al

