Blogerja, Antoneta Koçi ka marrë së fundmi një nismë vërtetë interesante për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë ‘single’. Ajo ka krijuar një agjenci, ku të gjithë kanë mundësinë të gjejnë gjysmën e tyre, thjesht duke dërguar të dhënat.
E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Antoneta tregoi detajet se si ndodhin këto njohje, por theksoi edhe çështjen e tarifës.
“Menduam që faza fillestare e rregjistrimit të jetë falas, pastaj kur të ketë dikë konkret atëherë vendosëm të kemi një tarifë. Por edhe njohja vetë kushton pasi për shembull do e njohësh në jetën e natës kushton. Në këtë mënyrë kushton më pak.
Agjencia është hapur para një muaji dhe jemi përpjekur që ti ngrohim njerëzit dhe ti afrojmë pasi kanë komplekse”.
Ndër të tjera, ajo ka thënë edhe se si e mori këtë iniciativë, duke u ndalur edhe tek moshat që vijnë të kërkojnë shpirtin e tyre binjak.
“Kjo nisi më shumë si nevojë pasi herë pas herë në shoqëri vajzat dhe djemtë ankoheshi hë na prezanto ndonjë se nuk po na pëlqejnë.
Ata që vijnë janë mosha të ndryshme, ne kemi mjafton të jesh mbi 18 vjeç. Janë të divorcuar, ose nuk kanë gjetur dikë që pëlqejnë”. l.k/abcnews.al