Takaj mund të krijojë një tjetër ekip në Korçë

schedule20:13 - 26 Korrik, 2019

schedule 20:13 - 26 Korrik, 2019

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj ka lënë të hapur mundësinë për largimin nga klubi korçar pas dënimit nga UEFA.

Përjashtimi me 10 vite nga Kupat e Europës dhe gjoba prej 1 mln euro ka vendosur në udhëkryq presidentin e Skënderbeut Ardjan Takaj sa i përket të ardhmes së skuadrës. Ditën e djeshme numri një i skuadrës juglindore ka mbajtur një takim me tifozët në ambientet e stadiumit të Skënderbeut ku u diskutua për të ardhmen e klubit. Gjatë fjalës së tij, Takaj tha se do të gjendet një mundësi për t’i rikthyer lavdinë qytetit të Korçës duke pranuar largimin nga Skënderbeu.

“Skënderbeu nuk është vetëm dhe kurrë nuk do të jetë vetëm. Nuk mund të pranojmë që Skënderbeu të jetë fasada e kampionatit ku skuadrat e tjera të vijnë në Korçë dhe të marrin pikë. Duhet të ndjekim rrugën e Skënderbeut, por duke mos e lënë të harrohet kjo skuadër. Korçës duhet ti kthejmë sërish lavdinë”.

Skënderbeu po kalon momentin më të vështirë në historinë e lavdishme. Dënimi i UEFA-s ishte një goditje e rëndë jo vetëm për klubin korçar, por për të gjithë futbollin shqiptar./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!