Tajlandë, vdes zhytësi gjatë opereacionit të shpëtimit në shpellë

schedule09:50 - 6 Korrik, 2018

schedule 09:50 - 6 Korrik, 2018

Autoritetet në Tajlandë po luftojnë me kohën ndërsa vijojnë përpjekjet për të shpëtuar fëmijët e ngecur prej ditësh në një shpellë. Gjatë këtyre përpjekjeve, një zhytës ka humbur jetën pasi niveli i oksigjenit ra në 15%.

Po kthehet në një luftë me kohën përpjekja e autoriteteve në Tailandë për të shpëtuar 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre të futbollit të bllokuar në një shpellë të përmbytur. Autoritetet paralajmëruan se koha për t’i evakuuar ishte “e kufizuar “, pasi niveli i oksigjenit ka rënë në 15 perqind, ndërkohë që për të marrë frymë normalisht ky nivel duhet të jëtë të paktën 21 përqind.

Një ish-zhytës i marinës tajlandeze humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre, pasi po u dërgonte atyre oksigjen. Vdekja e zhytësit ngre shumë pyetje në lidhje me mundësinë e një nxjerrjeje të sigurt të grupit të rinjve të bllokuar nga uji në shpellën Tham Luang, aty ku kanë mbetur që nga 23 qershori.

Por marina e Tajlandë ka lënë të kuptohet ndihma ndaj këtij grupi mund të mos ketë zgjidhje tjetër përveçse të tentohet një evakuim kompleks dhe i rrezikshëm, duke pranuar për herë të parë që mund mos jetë e mundur të pritet disa muaj, deri në fund të sezonit të musoneve. Një erë e pesimizmit po shuan ndërkohë gëzimin që shoqëroi zbulimin e fëmijëve disa ditë më parë. Shumë fëmijë të moshës 11 dhe 16 vjeç nuk dinë të notojnë, dhe asnjëri prej tyre nuk di që të bëjë zhytje, gjë që e komplikon edhe më shumë punën.. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!