Kritika ndaj një fustani të ideuar nga princesha e vendit mund ti kushtoje shtrenjtë një blogere në Tajlandë. Kjo e fundit rrezikon një proces gjyqësor pasi është akuzuar se ka ofenduar familjen mbretërore.
Një blogere tajlandeze nuk e ka lavdëruar aspak veshjen e modeles që mori pjesë në Miss Univers duke përfaqësuar vendin. Por fustani në fjalë ishte stiluar nga princesha Nariratana, vajza e mbretit. Kjo kritikë mund t’i kushtojë shtrenjtë blogeres e cila rrezikon një process gjyqësor e ndoshta dhe dënimin me burg.
Blogerja ëshët denoncuar nga një politikan dhe biznesmen i njohur në vend i cili u shpreh se ajo kishte ofenduar familjen mbretërore. Postimi i publikuar në Facebook, denigronte veshjen e ideuar nga princesha. Policia ka nisur hetimet për rastin. Blogerja nuk ka humbur kohë dhe ka fshirë postimin nga profili i saj duke i kërkuar dhe falje princesësh./abcnews.al