Tajlanda shpalli gjendjen e jashtëzakonshme e cila do të hyjë në fuqi duke filluar nga nesër, pas një njoftimi të bërë sot nga Kryeministri Prayut Chan-o-cha.
Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri më 30 prill.
Prayut tha se furnizimet me ushqim dhe nevojat e tjera do të jenë “në dispozicion siç duhet” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrin për të parandaluar përhapjen e virusit në komunitet.
Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat masa të reja do të zbatohen.
“Disa mund të ndiejnë se po humbasin të drejtat dhe lirinë e tyre, por kjo është për të mbrojtur ty, jetën e familjes tënde dhe të çdokujt, deklaroi kryeministri.
“Nëse të gjithë e kuptojnë, ndjekin rreptësisht dhe seriozisht rregullat jam i sigurt se së shpejti do ta kalojmë së bashku këtë krizë.”/abcnews.al