Tajlanda ka regjistruar dy rastet e para lokale me koronavirus pas një muaji.
Sipas raportit të përditshëm të qeverisë, rastet ishin dy shtetas nga Burma, një vend ku rastet me Covid-19 janë rritur në mënyrë eksponenciale.
Personat e dyshuar u testuan më 13 tetor. Ata nuk kishin simptoma, sipas deklaratës.
Rasti i fundit lokal u raportua në fillim të shtatorit. Tajlanda deri më tani ka raportuar 3,679 raste dhe 59 viktima nga Covid-19. Ndërkohë numri i të shëruarve është 3,478./abcnews.al