Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tajfuni shkatërrues në Filipine, raportohet për viktima dhe rreth 1.4 milionë persona të zhvendosur

schedule09:17 - 10 Nëntor, 2025

schedule 09:17 - 10 Nëntor, 2025

Tajfuni “Fung-wong” ka goditur të hënën në veriperëndim të Filipineve, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu e duke lënë pa energji elektrike provinca të tëra. Është raportuar për të paktën dy të vdekur dhe  mbi 1.4 milion persona janë zhvendosur.

Tajfuni është parashikuar që të shkojë në veriperëndim drejt Tajvanit.

“Fung-wong” ka goditur në veri të Filipineve ndërsa shteti është ende duke e marrë veten nga shkatërrimet që i solli tajfuni “Kalmaegi”, që la të paktën 224 të vdekur në provincat qendrore para se të godiste Vietnamin.

“Fung-wong” goditi brigjet e provincës verilindore Aurora të dielën mbrëma. Shpejtësinë maksimale e arriti në 230 kilometra në orë. Më pas vazhdoj drejt veriperëndimit.

Mbi 1.4 milion u zhvendosën në strehimore apo shkuan në shtëpi të familjarëve para se tajfuni të godiste, dhe rreth 318 mijë mbetën në qendrat e evakuimit të hënën.  Rreth 1000 shtëpi janë dëmtuar, e janë përmbytur fshatra e rrugë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!