Tajani hedh poshtë mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake në Ukrainë

schedule08:56 - 15 Mars, 2024

schedule 08:56 - 15 Mars, 2024

Në hijen e deklaratave të Macron, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani u shpreh kategorikisht kundër mundësisë që Italia të dërgojë forca ushtarake në Ukrainë të premten në mëngjes.

“Përjashtoj mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake në Ukrainë, sepse ne duam paqe, duam negociata, por nuk duam të hyjmë në luftë me Rusinë”, tha ministri i Jashtëm italian

“Në fund të fundit, e ka bërë të qartë edhe kolegu im, ministri i Mbrojtjes Guido Crozeto. Ne as që mendojmë të dërgojmë forcat tona për të luftuar. Italia po ndihmon Ukrainën që të mbrohet”, shtoi Tajani.

Presidenti Macron, komentet e të cilit në fund të shkurtit rreth vendosjes së mundshme të trupave perëndimore në Ukrainë nxitën një stuhi reagimesh politike në Francë dhe jashtë saj, tha megjithatë se “ne nuk do të sulmojmë kurrë, nuk do të marrim kurrë iniciativën”.

Por “kundër përshkallëzimit” të Moskës, “duhet të themi se jemi gati të përgjigjemi”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!