Kukësi triumfoi në Shkodër kundër Partizanit dhe të enjten do të luajë sërish në “Loro Boriçi”, këtë herë ndaj Vllaznisë.
Trajneri Diego Longo në këtë duel të radhës duhet të bëjë pa “xholin” Ardit Hila. Elbasanasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk mund të luajë.
Hila dje zëvendësoi në mesfushë Shqipërim Taipin, i cili e ka shlyer pezullimin dhe ndaj Vllaznisë mund të aktivizohet dhe të kompensojë mungesën e Hilës. / abcnews.al