Tahiri: Tiranës i duhet dorë e hekurt, boll me farsën e trajnerëve

schedule23:25 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 23:25 - 9 Dhjetor, 2019

Ermal Tahiri, i ftuar në emisionin Pressing në ABC News, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me situatën e krijuar te Tirana, pas largimit të trajnerit Julian Ahmataj. “Është një histori që duhet të presim deri nesër, se ku i dihet. Kështu e bëri edhe herën tjetër. Më mirë të ikte që herën e parë.

Tirana do kishte pasur kohë të përgatitej për Kukësin dhe derbin. Këtë duan ta fitojnë më shumë se kampionatin. Tirana gjithmonë ka pas probleme dhe dalin para çdo derbi. Aty duhet një qartësi dhe një trajner me eksperiencë dhe uroj të bëhet Starova, të vërë pikat mbi “i”. Kanë lojtarë brenda, por duhet dorë e hekurt.

Një trajner që ka eksperiencë, i mban lojtarët në ekuilibër. Nuk duhet të kthehet mbrapsht çdo gjë dhe të hidhet poshtë. Duhet një zgjidhje e shpejtë dhe t’i japë fund kësaj farse dhe të marrë një trajner që nuk është në të njëjtin nivel me lojtarët”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!