Saimir Tahiri do të mbajë një konferencë për mediat këtë të enjte. Në një postim në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Brendshëm shkruan se sot do të thotë disa gjëra pas 1 vit heshtjeje.
“1 vit heshtje, sot kam disa gjëra për të thënë! Shihemi në 11.oo, live këtu”, shkruan ai.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte të hënën në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ai depozitoi një provë, të cilën e konsideroi si vendimtare për hetimin e nisur ndaj tij. Mësohet se bëhet fjalë për një akt të drejtësisë italiane që shuan dyshimet e ngritura ndaj tij. Tahiri e paralajmëroi që atë ditë një dalje para mediave./abcnews.al

