Tahiri: Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës deri në vitin 2019

schedule11:35 - 6 March, 2018

schedule11:35 - 6 March, 2018

Ish-ministrja për dialog  mes Prishtinës dhe Beogradit njoftoi se deri në vitin 2019, Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ajo nënvizoi se është e rëndishme përfshirja e Shteteve të Bashkuara në procesin për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bashkimi Europian i ka vendosur kusht Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo pritet të ndodhë Brenda vitit 2019. Të paktën kështu pohon ish ministrja për Dialog, Edita Tahiri, edhe pse nuk flet për data të sakta. Ajo shton se faza e fundit e dialogut duhet të përmbyllet me pjesëmarrjen e një grupi të unitetit.

Tahiri thotë për televizionin kosovar, “Tribuna Channel” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jenë pjesë e dialogut në tavolinë të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ish-ministrja paralajmëron se Serbia po provokon një luftë të re në Ballkan me idenë e shkëmbimit të territoreve.

Edita Tahiri, aktualisht kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës, ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas ish-zyrtares qeveritare, këto janë problematika të ngritura nga partitë politike. Sipas saj, Asociacioni nuk e shkel Kushtetutën dhe Demarkacioni është i saktë. /abcnews.al