Tahiri: Nuk ka gabime në kërkesat e Ligës, të ulen e t’i japin zgjidhje

schedule22:59 - 24 Shtator, 2020

schedule 22:59 - 24 Shtator, 2020

Futbolli shqiptar ka zgjedhur rrugën e bojkotit, masë që do të vazhdojë deri në momentin që qeveria do të plotësojë 4 kërkesat e klubeve shqiptare. Ermal Tahiri, pjesë e përhershme e emisionit “Pressing” në ABC News, jep mendimin e tij rreth kësaj krize.

Janë bërë 5 gjëra, duhet të themi shumë mirë. Janë bërë për futbollin, nuk ka rëndësi kush i ka bërë. Stadiumet janë bërë edhe me bashkëpunimin e qeverisë. Duhet të bëhen më shumë, po. Duhet të ulemi në tavolinë dhe t’i japim zgjidhje situatës.

Përfaqësuesi i qeverisë është Fidel Ylli. Nuk merrem me shtetin, merrem me parimin. Edhe Liga nuk është krijuar në mënyrë perfekte dhe nuk po punon perfekt. Tani sa filloi ajo, nuk e kishim më parë.

Gabim nuk ka në kërkesat e klubeve. Duhet të ulen në tavolinë dhe t’i zgjidhin. Klubet duan që të ulen vetëm me kryeministrin, me asnjë tjetër”, deklaron ish-futbollisti Tahiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!