I pyetur nga gazetarët për të ardhmen në politkë dhe në PS, Tahiri u shpreh se ajo që vlen më shumë për të është drejtësia sesa partia. Ai tha se do i shkojë drejtësisë deri në fund i vetëm përballë të gjithëve.
“Më vlen më shumë drejtësia, sesa partia. Kurban nuk do të thotë të mos jesh në burg por të jesh i lirë, ka njërëz që nuk janë në burg, po janë kurbanë se nuk kanë qenë të lirë. Kam njohur burra që kanë qenë të lirë edhe kur kanë qenë në burg para dhe pas burgut. Ka të burgosur pafund që nuk janë në burg dhe qeverisin”
Më intereson vetëm drejtësia dhe po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve”
Ai tha se nuk e ka në dorë partia se se çdo bëhet me të, por ai vetë dhe vetmja gjë e rëndësishme është drejtësia.
“Nuk do të thotë të kesh një karrige që të kesh kontribut të caktuar në publik . Nuk e kam menduar këtë çështje tani. Jam duke i shkuar rrugës sime deri në fund dhe çdo bëj me veten time nuk e ka në dorë as partia, as ndonjë individ, e kam në dorë vetëm unë. Shumë e rëndësishme për mua është për të bërë drejtësi, dhe nuk e ka askush në dorë veç meje”./abcnews.al