Tahiri flet pas vendimit: Kjo gjysmë e vërteta, do vijoj betejën

schedule11:46 - 21 Shtator, 2019

schedule 11:46 - 21 Shtator, 2019

“Që ditën e parë që hyra në Politikë zgjodha rrugën e së vërtetës”. Me këto fjalë e nisi Sajmir Tahiri komunikimin parë me mediat pas dhënies së vendimit, ku u dënua, me 3.4 vjet burg për shpërdorim detyre.

‘Me ketë rrugë do edukoj fëmijët e mi, këtë rrugë zgjodha. Mbajta në kurriz akuza nga më monstruozet, më akuzuan se fitoja 5 mln euro në mua se harxhoja 20 mln euro në muaj. fati im ishte që prokuroria  italiane hetoi dhe e panë qartë. Kjo për mua nuk është drejtësi e plotë, beteja për të vërtetën  time është stacioni i parë, ka plot rrugë përpara. Do i shkoj deri në fund të vërtetës sime”.

Pjesë nga fjala e Saimir Tahirit

Pas dy vitesh hetimet nga prokuroria, karroca e prishur e dyshimeve mbi mua ndaloi në stacionin e parë. Heshta për të respektuar drejtësinë jo se nuk di të flasë. Unë kam besuar që ditën e parë që nuk duhet të ishte një gjyq popullor, por një gjyq shembullor. Unë heshta i bindur dhe e bëra vetëm në respekt të drejtësisë. Unë e kisha shumë kollaj të mbaja mandatin e deputetit. Unë lash mandatin e deputetit.

Gënjeshtrat morën një përgjigje edhe pse as e plotë, as përfundimtare. Vendimin unë do ta ankimoj sapo të zbardhet.

Kush mendon para se të merrja unë detyrën, që kanabis kishte vetëm në Lazarat, gabohet rëndë. Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre. Unë edhe mbrojtjen për këtë akuzë do e bëj përballë gjykatës siç më takon. Ka pasur Shqipëria ministra të Brendshëm të tjerë, ministrja, Kryeministra. Një ministër i Brendshëm kur u vranë 4 qytetarë nuk u akuzua për shpërdorim detyre. Shesin mend e dëngla në emër të popullit dhe më bëjnë mua gjyqin në emër të popullit. Mua më intereson vetëm e vërteta ime dhe do t’i shkoj deri në fund. Mua më takon të rri e të pres, të marr vendimin e zbardhur të gjykatës dhe ta apeloj urgjentisht.

Ka shumë qytetarë që sot më besojnë. Ka plot të tjerë që s’më besojnë dhe as do më besojnë kurrë me gjasë. I falenderoj dhe gazetarët, analistët dhe komentatorët që nuk janë kursyer. Ju them të gjithëe prisni, bëni durim, prisni! Në këtë vend që duket sikur parimet vlejnë pak, në këtë vend mund të bëhet dhe ndryshe dhe Shqipëria e fëmijëve të mi nuk mund të jetë kjo. Unë do vazhdoj ta bëj këtë betejë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!