Tahiri: Është e thjeshtë, Tirana nuk ka lojtarë! Ngo dhe Muça lanë boshllëqe

schedule23:45 - 1 Tetor, 2020

schedule 23:45 - 1 Tetor, 2020

Ermal Tahiri, pjesë e përhershme e emisionit “Pressing” në ABC News, flet hapur rreth humbjes 3-0 të Tiranës përballë Young Boys në Europa League, duke treguar edhe problematikat e mëdha në kampin e kampionëve të Shqipërisë.

Tirana nuk është ekipi që mund të përfaqësojë veten dhe Shqipërinë në këto nivele. Shorti ishte bujar, lekë kishte dhe Tirana duhet të merrte lojtarë me cilësi. Dy ose tre, duhet të bënte një ekip më kompetitiv, sot mund të ishte në nivel të përballej.

Muçi është një numër 10-sh, nuk ke sulmues. Nëse Cobbinah ose Cale nuk shkojnë mirë, ti nuk ke më kë t’i ndërrosh. Nuk ke lojtarë, kaq. Këto janë mangësitë e Tiranës.

Ngoo dhe Muça? Të dy kanë lënë boshllëqe. Janë dy lojtarë shtatlartë, të cilët e mbushin skuadrën në vetvete. Ngo mund të mbajë dy lojtarë pas dhe në kampionatin shqiptar ka bërë diferencën. Është i pari në asiste.

Një lojtar si ai i ka munguar shumë Tiranës. Po të ishte sot, mbrojtja e Young Boys nuk do të ishte kaq e lirshme dhe nuk do dilte para. Sa i përket Muçës, e patë golin e parë që pësoi Tirana? Ishin Ismajlgeci dhe Vangjeli, lojtarë të shkurtë, por jo vetëm këta.

Tirana mund të luajë mirë me topin, por do ketë probleme edhe në kampionat. Mungesa e lojtarëve të gjatë në mbrojtje do ndikojë te bardheblutë“, deklaron Tahiri. /abcnews.al