Ermal Tahiri vazhdon analizën e tij në emisionin “Pressing” në ABC News. Ish-futbollisti tregon se çfarë ka rëndësi në një derbi, duke shpjeguar gjithçka me detaje.
“Nuk ka rëndësi forma. Derbi fillon nga zemra që kanë lojtarët dhe çfarë do japin në fushë, pa pasur rëndësi pikët. Luajnë tifozët, luajnë dy trajnerët. Jo vetëm Egbo, edhe Sormani po fillon e punon. Në një derbi kanë rëndësi edhe ndërrimet. Psikologjia ka më shumë rëndësi se ana teknike.
Ky derbi është një festë, luftë në formë feste. Po kaloi Tirana nesër Partizanin hedh një hap drejt titullit. Nëse Partizani nuk fiton ndeshjen, nuk ka më shanse për titull. Partizani kampion në fuqi? Fuqia fillon e bie po s’e mbajte lart“, deklaron Tahiri. /abcnews.al