Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Endri Tafani tha nee Ëar Report se SHBA mund të vendosë embargo ndaj Iranit dhe të synojë goditje strategjike në ishujt e ngushticës së Hormuzit, ku ndodhen bazat detare iraniane. Sipas tij, një veprim i tillë mund të ndikojë në kontrollin e hyrje-daljeve dhe të krijojë mundësi për hapjen e lirë të ngushticës.
“SHBA mund të vendosë embargo ndaj Iranit dhe anijeve që mund të shkojnë. Një nga vendet që mund të godasin është ishulli në ngushticën e Hormuzit dhe një nga ata ishujt është vendi kryesor ku Irani ka anijet dhe bazat e tyre që kontrollojnë hyrjet dhe daljet. Një hipotezë është të godasësh aty dhe mund të kesh një mbrojtje më të mirë dhe hapje të Hormuzit.”
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika deklaron se presioni i Trump ndaj Iranit lidhet edhe me zhvillimet e brendshme politike në SHBA dhe mund të ketë kosto në zgjedhjet e nëntorit. Ai thekson se brenda administratës ka ndasi mes qasjes diplomatike dhe presionit ushtarak, ndërsa situata ka krijuar edhe pasoja ekonomike në tregjet ndërkombëtare të naftës.
“ Është një kartë që Trump po e luan për të bërë presion, duhet parë që Trump ndodhet në një presion të brendshëm dhe vetë ngërçin që po ndodh në luftën me Iranin. Kemi reagime të brendshme si për zgjedhjet e nëntorit dhe lëvizjes “Amerika e Para” që po sheh që një politikë e tillë deri tani nuk po zbatohet.
Kjo do ketë një kosto në zgjedhjet e nëntorit. Ka qëndrime të ndryshme brenda kabinetit për vazhdimësinë e luftës, sekretari i jashtëm i mëshon rrugës diplomatike, kemi dhe ata që i mëshojnë vazhdimësisë së presionit ushtarak që janë rezultatet dhe kërkesat dhe synimet përpara se të futen në luftë. E treta është presioni ndërkombëtar dhe ekonomik që në këtë pikë të konfliktit, sot janë rreth 20 milionë fuçi të tilla që janë stopuar drejt tregut ndërkombëtar, kemi një 5-fishim të nevojave të tregut që sot janë të stopuara.” / abcnews.al /


