TABELA/ Rritet kontrabanda e naftës në Shqipëri, krahasimi me rajonin: Më shumë makina, por më pak karburant të deklaruar

schedule09:00 - 15 Shkurt, 2022

schedule 09:00 - 15 Shkurt, 2022

A po importon Shqipëria naftë kontrabandë? Të dhënat duken shqetësuese, ndërsa hijet e dyshimit se në vendin tonë importohen sasi të mëdha nafte kontrabandë, janë të mëdha.

Emisioni “Radari Informativ” në ABC, kreu një kërkim të thjeshtë, ku rezulton se Shqipëria edhe pse ka popullsi më të madhe se Kosova dhe Maqedonia e Veriu, gjë që reflektohet tek numri i makinave, sërish importon ( të paktën të deklaruar ) disa qindra tona më pak naftë se këto dy vende. Kjo lë hije dyshimi se nafta vjen kontrabandë në vendin tonë për të plotësuar kërkesat e tregut.

Ashtu siç mund të shihet në tabelën e mëposhtme, Shqipëria në vitin 2021 ka importuar 461 754 ton karburant ku numri i makinave përllogaritet që të jetë 711 mijë.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka importuar në vitin 2021, 861 ton karburant ndërsa numri i makinave është shumë më i vogël se në Shqipëri. Pra nga të dhënat rezulton se Shqipëria nuk e plotëson kërkesën për naftë në krahasim me vendet e tjera, ose në të kundër nafta importohet kontrabandë.

E këtij mendimi ka qenë edhe ekspertja e Ekonomisë, Suzana Guxholli. E ftuar në emisionin “Radari Informativ” Guxholli shprehet se ka një problem të madh të transparencës dhe dyshohet se nafta në Shqipëri kalohet kontrabandë.

“Është edhe problemi i transparencës në hyrje dalje karburantesh. Nuk kalon në mënyrë të rregullt nëpër doganave,. Të shkon mendja në kontrabandë. A ka mënyra qeveria që e verifikon. Kjo duhet gjetur dhe pse bëhet. Se diferenca është shumë e madhe.”

“Kur futej nafta “virginia” u gjet me sa hyjnë dhe sa dalin. Ashtu gjendet”

“Llogaritet se di kapacietetin dhe nevojën dhe e gjen sa ke diferencë. Kjo është që ngre dyshime dhe pikëpyetje se edhe rafineria e prodhimit nuk ka më kontribut. Është e gjitha e importuar. Them që nuk është vetëm ky qëllimi i bllokimit. Janë edhe privatizimet klientelistë. Dhe përfundojnë.  Janë harxhuar para që janë blerë kompaninë.”

Guxholli argumenton se Shqipëria ka 25% më shumë makina në krahasim me Kosovën e Maqedoninë e Veriut por sërish importimi i naftës është i ulët.

“Kemi 25% më shumë makina dhe kemi 20% më shumë individë. Shqiptarët shquhen për makina luksi dhe të kuptohet numri i tyre është rritur. Makina që harxhojnë shumë.  Mund të shkosh tek kompanitë e importit që kanë depot dhe rezervat. I shikon sa ka rezerva dhe sa ka hyrë e importuar. Dhe e gjen më pas. Importohet nafta dhe ajo që vjen faturat që ka dhe tregon sa është doganuar dhe ka hyrë zyrtarisht. Më pas shko tek rezervat që kanë kompanitë, për të gjetur diferencën e kontrabandës” ka shtuar Guxholli.

“Nuk e kam idenë si hy por ato që kapen rregullohen nga punonjësit e doganave. Është e çuditshme dhe të thuash se kanë depozituar sasi të mëdha më para, sërish nuk del se duhen parë në periudha më para.” tha Guxholli. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!