Tabaku tregon arsyet: Pse PD do të votojë pro zgjatjes së vettingut

schedule12:32 - 10 Shkurt, 2022

schedule 12:32 - 10 Shkurt, 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit dha sqarimet se  përse Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit të vettingut. Tabaku tha se kjo nuk ka ardhur se do PS, por si një kërkesë e ndërkombëtarëve dhe lidhet me integrimin e vendit.

Megjithatë, ajo shton se lajmi i mirë sot është ngritja e komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, që demokratët e kanë marrë në këmbim me votën pro vettingut.

Lexo edhe: Negociata dhe akuza, por pse po kërkohet zgjatja e mandatit të organeve të vettingut?

“Jo se thotë PS, jo se bëjnë këto lojërave fjalësh me këtë propagandën. Ka ardhur vetë se është një kërkesë e  operacionit ndërkombëtar të monitorimi. Nëse ka reforma që pengojnë procesin e integrimit PD nuk do të bëhet pengesë. Por vullnetin politik nuk e zëvendësojmë dot, i ka qeveria jeto. Sot nuk është lajm votimi i vettingut këtu. Është fatkeqësi që sot kanë kaluar në vetting vetëm ata që lidhen me komunizmin. Po të ishte në dorën tonë do të ishte shumë më ndryshe. Për mua sot reforma zgjedhore dhe ajo territoriale është lajm për të gjithë shqiptarët. Kur Edi Rama të mos fusë duart në zgjedhje ne nuk kemi për ti dhënë  fund tranzicionit. Fatkeqësisht nuk arrit dot që vullneti i shqiptarëve të kthehej në mandate këtu”, deklaroi Tabaku. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!