Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tabaku: Ska bashkëqeverisje, Rama pas çdo palë zgjedhjesh bëhet më i egër

schedule12:54 - 11 Qershor, 2021

schedule 12:54 - 11 Qershor, 2021

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mohuar në mënyrë kategorike bashkëqeverisje me Edi Ramën. E ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, Tabaku tha se Rama nuk ndryshon dhe se pas çdo palë zgjedhjesh bëhet edhe më i egër.

 “Asnjëherë. Basha e ka deklaruar se s’do ketë bashkëpunim. Ka deklaruar që zgjedhjet janë vjedhur. Rama nuk ndryshon. Këto ftesat i bën për të hequr vëmendjen. Nuk kam asnjë ndryshim që Rama ndryshon. Pas çdo palë zgjedhjesh ai bëhet edhe më i egër. E ka bërë më parë. Në 2017 iu sul bizneseve. Ka thënë gjë tjetër dhe ka bërë gjë komplet tjetër. Për PD është e qartë ne nuk mund të bashkëqeverisim me atë që e ka sjellë Shqipërinë në këtë nivel,” deklaroi Tabaku.

Lexo edhe: Berisha në krye të PD? Tabaku: E drejta e tij për të vazhduar betejat, s’ka lidhje me zgjedhjet në PD

Ndërkohë, e pyetur për deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi që solli diskutim për futjen në Kuvend, Tabaku tha se ende nuk ka një vendim formal të grupit parlamentar. Tabaku sqaroi se Bardhi nënkuptoi pikërisht këtë që ende nuk ka një vendim final.

“Ka pasur një komunikim nga kryetari që do të shfrytëzojmë çdo hapësirë. E dëgjova Bardhin që nuk ka pasur një vendi formal për këtë. Ai këtë nënkuptoi që nuk ëhstë mbledhur grupi për ta vendosur. Tha dicka me të drejtë që nuk është parlament legjitim,” deklaroi demokratja. g.v/abcnews. al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!