Tabaku: Raporti i KIE konfirmon pretendimet për manipulim, beteja e opozitës vijon

schedule13:10 - 23 Qershor, 2021

schedule 13:10 - 23 Qershor, 2021

Deputetja Fituese e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e Ftuar në Studion e ABC këtë të mërkurë ka dhënë detaje në lidhje me raportin e KIE për zgjedhjet e 25 prillit.

Tabaku thekson se raporti thjesht ka mbështetur pretendimin e opozitës në lidhje me shitblerjen e votës dhe me manipulimin e zgjedhjeve.

Ndër të tjera ajo ka folur dhe në lidhje me hyrjen në parlament ku thekson se beteja e opozitës do të vijojë në të gjithë mënyrat dhe në të gjithë institucionet përkatëse.

“Raporti ka disa elementë të rëndësishëm, që është identifikimi biometrik që është kërkuar ngë PD dhe kundërshtuar nga kryeministri, duke qenë se ishte identifikimi biometrik ishte e mundur që dhe të kishim një ditë të zgjedhjesh të qetë. Ndryshimet kushtetuese të 30 korrik janë bërë në kundërshtim me Komisionin e Venecias, dhe kishte shumë vështirësi për KQZ për ti kontrolluar. Kodi i praktikës më të mirë i OSBE thekson se për të bërë të mundur këto ndryshime duhet minimumi 12 muaj, kjo është pjesa ligjore. Përdorimi i burimeve financiare, ministrat dhe kryeministri përdorën vaksinimin dhe burimet financiare që pati presion mbi administratën publike me patronazhistë dhe me punonjës.

Raporti i ODIHR-it dhe ky janë në të njëjtën linë, dhe pse i ODIHR është më teknik, ndërsa ky mision ka vetëm një panoramë për 4 ditë. Kanë parë një punonjës që është marrë me zor për të votuar, një rast shitblerje vote.

Raporti gjithashtu tregon se ndryshimi fletës së votimit ishte një tjetër faktor që ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve pasi patëm mbi 83 mijë fletë të pavlefshme votimi. Këto janë zgjedhje të vjedhura në mënyrë të planifikuar.

Unë gjykoj që është e nevojshme që të kemi ndeshkueshmëri, pasi ato që bënë manipulim në dosjen 339 nëse do të ishin ndëshkuar nuk do të kishte shans të ndodhnin më gjëra të tilla. Duhet të përjashtojmë këdo që ka lidhje me krimin dhe jo më fasada si në rastin e dosjeve 339 dhe 184.

Unë kam hequr dorë së besuari se Rama është bashkëpunues dhe që ndihmo opozitën nëse një marrëveshje miratohet me 23 korrik dhe shkelet me dy këmbët ë 31 është e pamundur që të kesh besim më, siç ndodhi me reformën territoriale, me ndërtimet në jug etj, më bëjnë të pamundur të kem më besim tek ai.

Beteja tona do i fillojmë në të gjithë mënyrat jashtë me njerëzit dhe me banorët. Do të ketë një proces analize brenda partisë që do na tregojë vështirësitë që ne kishim në terren krahas raporteve të ndërkombëtarëve. Unë kam tre zona në Tiranë dhe po bëj takime për të parë dhe informuar se ku i kishim problemet e përfaqësimit”, ka thënë Tabaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!