Tabaku: “Qeveria pranoi zero investime të huaja”

schedule12:56 - 19 Nëntor, 2017

schedule 12:56 - 19 Nëntor, 2017

Jorida Tabaku tha se qeveria e pranoi se që prej 2013-s nuk ka investime të huaja në vend. Por për nënkryetaren e demokrate të komisionit Parlamentar të Ekonomisë janë taksat e larta, korrupsioni dhe polikat fiskale që favorizojnë një klientelë të caktuar, ato që penguan dhe do pengojnë investimet e huaja në vend. Ajo akuzoi edhe se projekti 1 miliard është ngritur mbi burime të pandershme financimi. Sipas Tabakut taksat e ulëta, ndershmëria ndaj biznesit dhe angazhimi serioz ndaj investimeve të huaja gjatë qeverisjes së PD, sollën TAP dhe Statcraft në Shqipëri dhe janë ato që po e mbajnë ende në këmbë ekonominë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!