Tabaku pyet Agaçin për arrestimet në Itali, ai i përgjigjet: Nuk është objekt i këtij komisioni

schedule17:57 - 22 Shkurt, 2022

schedule 17:57 - 22 Shkurt, 2022

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka pyetur sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëgjëll Agaçi në lidhje me arrestimin e disa personave në Itali, ish-klientë të tij. Agaçi refuzoi të përgjigjej duke thënë se ky nuk është objekt i këtij komisioni hetimor.

Replikat

Jorida Tabaku: Unë besoj që kjo është nga daljet tuaja të para publike. Ka pasur një interest ë madh për punën tuaj. Ditët e fundit kam ndjekur një aferë ku disa nga ish klientët tuaj janë në Itali para drejtësisë

Ëgjëll Agaçi: Unë mund të përgjigjem për çdo lloj pyetje që është objekt i këtij komisioni. Nëse komisioni ka për objekt se çfarë ndodh me ish klientët e një avokati penalist kjo histori nuk do mbaronte kurrë. Unë këtë profesionin e avokatisë e kam ndërprerë kur mora këtë detyrë që kam sot. Do ishte e çuditshme për çdo avokat që t’i bëhej kjo pyetje

Jorida Tabaku: Arsyeja ishte meqenëse lidhej me çështjen e pronave

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!