Tabaku përplaset me socialisten: Nuk jam zemra jote, e di që është aferë e madhe, por me qetësi

schedule15:29 - 19 Janar, 2022

schedule 15:29 - 19 Janar, 2022

Kryetarja e Komisionit Hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve Jorida Tabaku është përfshirë në debat me zv/kryetaren Ermonela Felaj gjatë mbledhjes së sotme.  Tabaku i ka kërkuar disa herë Felajt të ruajë qetësinë.

Pjesë nga debati

Ermonela Felaj: Kështu është kur thoni kur ju gënjeni

Jorida Tabaku: E ka fjalën zonja Dhima pastaj zonja Xhima. Më fal. Ju lutem është e pamundur që zonja Felaj t’i bëjë tabelë qitje të gjithë. E ka fjalën zonja Dhima dhe pastaj do kalojmë te plani i hetimit. Nuk sillem vërdalle deri kur të shkoj në burg kushdo nga ju që është përfshirë. Të flasë zonja Dhima dhe pastaj vazhdoj unë.

Ermonela Felaj: Sill planin e hetimit a e ke gati planin e hetimit? Paraqite atë duam të dëgjojmë. Jo mo zemër po nuk kam nevojë…

Jorida Tabaku: Nuk jam zemra jote por zonja Tabaku, kryetare e Komisionit

Ermonela Felaj: Askush këtu nuk ka nevojë të mbrojë askënd.

Jorida Tabaku: Zv.kryetarja e parlamentit e merr fjalën me dhunë. Zonja Felaj me qetësi. E ka fjalën zonja Dhima dhe pastaj. Nëse doni t’ia heq fjalën zv/sekretares së komisionit. Donja Dhima të kërkoj ndjesë. E kam të pamundur të menaxhoj zv/kryetaren e parlamentit. E di që është aferë e madhe por me qetësi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!