Tabaku: Kemi qeveri të majtë që mbron vetëm biznesin e madh dhe ka zhdukur konkurrencën

schedule12:01 - 7 Tetor, 2021

schedule 12:01 - 7 Tetor, 2021

Banka e Shqipërisë konfirmoi se ekonomia shqiptare u rrit me 17.9 për qind gjatë periudhës prill-qershor 2021, por kjo sipas deputetes demokrate Jorida Tabaku lidhet vetëm me zgjedhjet.

Sipas saj, janë shpenzimet publike të bëra gjatë fushatës elektorale si edhe paraja e zezë që qarkulloi, e cila ndikoi në këtë rritje.

 “I lanë shqiptarët në mëshirë për një vit dhe krenohen se dhanë tre paga. Varfëria ka shkuar në 41%. Këto janë fakte dhe dokumenta të prodhuara nga ju. Është rritur ekonomia me 17.9% në tremujorin e dytë. Amerika e ka rritur me 6%. E gjitha është e ditës së zgjedhjeve. 120 milion eurot e rindërtimit kanë rritur ekonominë. E gjithë rritja artificiale që është vetëm page3sat që rriten me ditën e zgjedhjeve. Shqipëria reale është ajo që po përjeton inflacionin. Qeveria që mbron gjithmonë të madhin. Qeveria e majtë që na jep ne këtu leksione për tregun, ndërkohë që kanë zhdukur konkurrencën,” tha ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!