“Tabaku e Zhupa me kallashnikov, Açka me pistoletë silenciator”, Basha për denoncimin e Berishës

schedule17:28 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 17:28 - 13 Dhjetor, 2021

Me ironi i ka përcjellë kreu i PD Lulzim Basha deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha i cili nga selia blu bashkë me kreun e FRPD në detyrë Belind Këlliçi morën në telefon policinë duke denoncuar se mbështetësit e tyre ishin kërcënuar me armë.

Kryedemokrati me ironi tha se “Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin me kallashnikov, kurse Flutura Açka ishte me pistoletë me silenciator”. Kjo përgjigje e Bashës shkaktoi të qeshura gjatë konferencës me gazetarët.

“Po ka njerëz me armë. Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosura me kallashnikov, Endri Hasa u kap në flagrancë në praninë e një murtaje. Flutura Açka kishte marrë me vete një pistoletë me silenciator”, tha Basha me ironi.

Berisha dhe Basha për afro 4 orë ishin të dy në selinë e Partisë Demokratike duke zhvilluar mbledhje në dy salla të ndryshme. Nga ambientet e selisë kryetari në detyrë i FRPD Belind Këlliçi krah ish-kryeministrit Sali Berisha ka telefonuar live para kamerave policinë duke denoncuar se të rinjtë demokratë sipas tij i kanë kërcënuar me armë. Pas këtij denoncimi në selinë blu kanë shkuar forcat e policisë. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!