Tabaku: Bllako dhe Koka nuk janë përgjegjësit e vetëm të inceneratorëve, SPAK ta çoje deri në fund hetimin

schedule12:09 - 31 Mars, 2022

schedule 12:09 - 31 Mars, 2022

Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos merret me gazin në gjermani dhe me luftën në Ukrainë, por me problemet që po përballet vendi ynë.

Ndër të tjera ajo është shprehur se është për të ardhur keq sesi qeveria që duhet të jepte llogari vijon të bëjë propagandë.

Sipas saj është për të ardhur keq sesi anëtarët e kabinetit qeveritë nuk dalin dhe të dorëzojnë imunitetit e tyre për të qenë në dispozicion të drejtësisë.

Tabaku ka theksuar se nuk është vetëm Alqi Bllako dhe Lefter Koka ato që duhet të lajnë përgjegjësinë për aferën korruptive për inceneratorët por janë shumë e shumë të tjerë.

“Do të kërkonim ndjese që Alqi Bllako dhe Lefter Koka kanë qenë pjesë e PS dhe ky Kuvend nuk ka asnjë rendesi kur flasim për gazin në gjermani dhe luftën, por nëse do të kishte drejtësi Edi Rama duhet që të ishte para drejtësisë. Nëse do të isha pjesë e kabinetit qeveritar unë do të dorëzoja imunitetin tim dhe do të lejoja të hetohem. Të vish këtu dhe të flasësh për aktin normativ është jo normale.

Çështja e inceneratorëve është bërë çështje diskutimi për të gjithë shqiptarët për hapat e ndërmarra nga SPAK. Parlamenti duhet të diskutonte normalitetin që ne kemi në kohën kur shqiptarët po diskutojnë për aferën korruptive të inceneratore çdo debat tjetër do të thotë të jetë në të mirë të qeverisë.

Para pak ditësh akuzën e ngritur nga SPAK e kam quajtur një hap përpara por nëse personat përgjegjës nuk dalin para drejtësisë nuk është mision i mbyllur.

Ne përmes të dhënave hartuam një padi që e dorëzuam

Armando Subashi për të njëjtat arsye si Alqi Bllako, për të cilat sipas SPAK një tokë ka ndryshuar tre herë për një qëllim. Subashi e ka paguar këtë dhe nëse nuk ka qenë pjesë e kësaj vepre ai tashmë është i përfshirë”, është shprehur Tabaku./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!