Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tabakinoja në Tiranë “shënjestër” e grabitjeve/ Arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë

schedule13:07 - 17 Korrik, 2025

schedule 13:07 - 17 Korrik, 2025

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tabachino”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes. Zbardhen 2 vjedhje të kryera me thyerje në të njëjtën tabakino, dje dhe disa ditë më parë.

Policia ka identifikuar 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohen penalisht 2 të tjerët.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Tabachino”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes në një tabakino.



Si rezultat i operacionit janë identifikuar 4 autorët e dyshuar, shtetasit: E. S., 22 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të cilët janë kapur dhe vënë në pranga, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 16.07.2025 dhe 30.06.2025, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80 000 lekë, në tabakinon e shtetases B. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!