“Ta vras fëmijën në djep”, vdes bosja e parë grua e Camorra-s: Vendimi i papritur i Guvernatorit

schedule18:09 - 2 Janar, 2022

schedule 18:09 - 2 Janar, 2022

Assunta Maresca, e njohur si “bosja e parë grua” e Camorra-s, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Guvernatori i rajonit ndaloi një funeral publik për Maresca për të parandaluar trajtimin e saj me bujë në publik.

E lindur në qytetin Castellammare di Stabia, pranë Napolit, Assunta Maresca fitoi një konkurs bukurie në rininë e saj dhe u mbiquajt pupetta “kukulla”.

“Pupetta Maresca”, siç njihej zakonisht, u martua me bosin e “Camorra-s” Pasquale Simonetti kur ishte 20 vjeç.

Simonetti vdiq në një sulm mafioz rreth tre muaj pas dasmës. Disa muaj më vonë, Maresca qëlloi dhe vrau dëshmitarin e tyre të martesës, Antonio Esposito, në një kafene, me arsyetimin se ai ishte përgjegjës për vrasjen e burrit të saj.

E dënuar për vrasjen e Espositos, Maresca lindi fëmijën e saj të parë në burg dhe u lirua 10 vjet më vonë. Pasi doli nga burgu u martua me Umberto Ammaturo një ndër krerët e “Camorra-s” dhe nga kjo lidhje lindën dy fëmijë.

Djali i parë i Maresca-s, Pasqualino, i cili lindi në burg dhe u zhduk në moshën 17 për shkak të luftes së mafias. I dashuri i Maresca, Ammaturo, u akuzua për vrasjen e Pasqualino-s, por u lirua për mungesë provash.

“Ta vras fëmijën në djep”

Maresca u kthye sërish në qendër të vëmendjes në vitin 1982, me një konferencë shtypi që ajo mbajti ndërkohë që konfliktet brenda mafias vazhdonin. Duke i dërguar një mesazh Raffaele Cutolo-s, një prej protagonistëve të konflikteve midis klaneve të “Camorra-s”, përmes shtypit, Maresca i tha Cutolo-s: “Nëse prek familjen time, unë do të vras ​​vrasësit e tu, shërbëtorët , gratë dhe fëmijët në djep”.

Jeta iu bë film

Maresca, e cila gjithashtu luajti në një film të frymëzuar nga jeta e saj, ishte kundër serialit “Gomorra” për mafian Camorra, me arsyetimin se do të “ndikonte negativisht tek fëmijët”.

Roberto Saviano, autori i librit që frymëzoi serinë, shkroi një artikull në gazetën Corriere della Sera mbi lajmin për vdekjen e Maresca-s. “Unë kam qenë gjithmonë i befasuar kur, pak para se të vdiste, ajo tha se e shikonte Gomorrën me neveri, sepse ajo lavdëronte dhunën,” tha Saviano.

Maresca, e cila u referua në shtypin italian si “Zonja Camorra”, “e veja e zezë e Camorra” dhe “bosja e parë femër e mafies”, vdiq një javë më parë në shtëpinë e saj në qytezën e lindjes, Castellammare di Stabia.

Merasca u varros në varreza pas shenjtërimit të arkivolit me vetëm disa njerëz të pranishëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!