“Ta ngacmoj pak vëllain?”, Ilda Bejleri i jep përgjigjen epike koreografes në trasmetim direkt

schedule22:18 - 13 Nëntor, 2021

schedule 22:18 - 13 Nëntor, 2021

Kjo mbrëmje është tepër e veçantë në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, pasi pjesë e jurisë është bërë edhe baleri i njohur, Bledi Bejleri, i cili njëherazi është edhe vëllai i moderatores, Ilda Bejleri.

LEXO EDHE: “T’ka motra yll”, Ilda Bejleri prezanton për herë të parë publikisht vëllain balerin

Në një moment, teksa po jepnin vlerësimin e tyre për konkurentët, koreografia Riselda Sejdia ka tentuar ta kundërshtojë mendimin e Bledit, por ka kërkuar lejen e Ildës. Kjo e fundit ka dhënë një përgjigje epike, duke shkaktuar të qeshura.

Pjesë nga dialogu:

Riselda: O Ilda ta ngacmoj pak vëllain?

Ilda (duke qeshur): Po pse më merr leje mua një herë, aty e ke. Nuk është vëllai im ai në këto momente.

Riselda: Të ngacmoj cik se të kam pasur edhe partner. Çfarë nuk tu duk që nuk çoi Fiona deri në fund? Nuk kam asgjë personale me kërcimtarët këtu.

Bledi: Nuk e çoi lëvizjen deri në fund.

Riselda: Ku në çfarë momenti? Sepse mua mu duk që ajo ishte në kohë.

Bledi: Në të gjithë baletin ajo ishte e tërhequr. Ishte shumë e ngurtë. Ndërkohë në balet modern duhet ta lirosh trupin sa më shumë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!