Ta kërkoi Erdogan mbylljen e shkollave? Rama mbron vendimin e vet: Nuk më bën presion askush

schedule19:40 - 27 Shtator, 2022

schedule 19:40 - 27 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama ka mohuar t’i jetë kërkuar nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbyllja e shkollave në Tiranë. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama vijoi të mbrojë vendimin e tij për të mbyllur kopshtin e “Turgut Ozal” dhe kolegjin e vajzave “Mehmet Akif”. Ai tha se nuk i bën presion askush.

“Të shkosh ta bësh aktivitetin në një vend tjetër pa marrë leje. Këtë ka vërtetuar edhe vendimi i djeshëm i gjykatës. Doni të kërkoni konspiracione dhe të dëshmoni këtë me qëllime të errëta. Mua nuk më bën presion askush, asnjë politikan i asnjë shteti këtu apo jashtë sepse unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët. Unë këtu mund t bëj gabime, por janë gabime që nuk vinë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri”, tha kreu i qeverisë.

Sakaq, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS janë bërë ndryshime organizative. Rama tha se janë duke u përgatitur për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pranverën e ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!