Szczesny: Raporti me Pirlon? Nëse flas keq, nesër nuk jam në fushë

schedule15:36 - 23 Nëntor, 2020

schedule 15:36 - 23 Nëntor, 2020

Andrea Pirlo doli sot në konferencë për shtyp para ndeshjes me Ferenvarosh, teksa krah tij ishte edhe portieri Wojciech Szczesny. Polaku në fjalën e tij u pyet në lidhje me marrëdhënien e trajnerit me lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe portieri e pati të vështirë të japë një përgjigje të lirshme.

 

Me shaka ish-gardiani i Arsenalit u shpreh se nëse thotë diçka të gabuar, teksa e ka Pirlon aq afër, nesër ndaj Ferencvaros do të luajë portieri i dytë, Pinsoglio.

“Trajneri ka krijuar një marrëdhënie të mirë me ne në dhomat e zhveshjes, megjithëse unë e kam paksa e vështirë të flas për të kur ai është kaq afër. Nëse them një fjalë të gabuar, nesër luan Pinsoglio.

Seriozisht, ai dëshiron që ne të luajmë në mënyrë moderne, më evropiane. Ne jemi në dispozicion të tij për t’u bërë një ekip i shkëlqyer”, u shpreh Szczesny. /abcnews.al