Syze të personalizuara, fije floku dhe mbetje pështypme: Sendet e gjetura në makinë që “fundosin” Rrajën

schedule16:55 - 6 Nëntor, 2019

schedule 16:55 - 6 Nëntor, 2019

Redjan Rraja nuk foli para sot para togave të zeza teksa vendosej për masën e sigurisë ndaj tij. Ccdo pretendim i Rrajës u dha përmes avokatëve, të cilët theksuan se nuk ka prova që e lidhin atë drejtpërdrejt me ngjarjen.

Ndërkohë duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor, gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcneës.al se prokurorët kanë në duar prova të forta që e lidhin atë me ngjarjen deri në fazën e tanishme të hetimeve.

Grupi hetimor ka gjetur gjurmët e tre gishtave të Rrajës tek syzet e tij të personalizuara. Syzet janë gjetur në vendin e parë të shoferit”, raporton gazetarja duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor, ndërkohë që pritet dalja e ekspertizës për pështypën e gjetur në maskë si edhe fijet e flokut.

Pas dyshimeve se mund të ishte përfshirë në ngjarje, prokurorët menduan fillimisht ta mbanin Rrajën nën vëzhgim, por ishte nisja e tij për në Mal të Zi që i shtyu ata të kërkonin arrestimin me frikën se mund të largohej nga vendi.

Redjan Rraja akuzohet se ishte një ndër personat që qëlloi me armë në drejtim të makinës së prokurorit Arjan Ndoj duke lënë tre persona të plagosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!