“Sytë nuk gënjejnë kurrë”, Fjolla Morina shfaqet e lumtur pranë partnerit

schedule09:53 - 3 Nëntor, 2020

schedule 09:53 - 3 Nëntor, 2020

Pak ditë më parë, Fjolla Morina konfirmoi lidhjen e saj dhe më pas fejesën me biznesmenin Fisnik Syla. Këngëtarja ndau me ndjekësit një unazë dhe një buqetë me trëndafila, krahas së cilës shkruante “Unë thashë po”. Megjithëse Fjolla nuk dha detaje të tjera, ajo ka paralajmëruar dasmën së shpejti.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë një tjetër foto në rrjete sociale krah partnerit të saj. Fjolla shfaqet me një look krejt tjetër, ndërsa pozon pranë Fisnikut. “Sytë nuk gënjejnë kurrë”, ka shkruar Fjolla krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

The eyes chico.. they never lie 🌜🌛 @fisnik.sylaa

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

Kujtojmë që Fjolla ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit, pasi u kap me dy pistoleta në pikën kufitare të Morinës. Këngëtarja pranoi autorësinë e armëve duke thënë se i kishte harruar në çantë, ndërsa shoqërohej me partnerin Syla dhe shoferin Fitim Muji. abcnews.al