Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sytë një ndër portat hyrëse të Covid 19 në organizëm”, okulisti apel: Mos përdorni lente këtë periudhë pandemie

schedule11:10 - 3 Prill, 2020

schedule 11:10 - 3 Prill, 2020

Sytë janë një ndër shenjat dhe mundësitë e përhapjes së koronavirusit, okulisti Rubin Topi në një lidhje direkte për Abc News është shprehur se sytë janë një ndër portat hyrëse të virusit në organizëm.

Doktori ka theksuar se sytë qashtu si hunda dhe goja janë në kontakt me ambientin e jashtëm duke bërë që ato të jenë një ndër pjesët më të rrezikuar për marrjen e Covid 19.

Ndër të tjera mjeku Topi ka theksuar se në këtë kohë pandemie është e rëndësishme që të mos përdorin lente por të rikthehen tek syzet.

Intervista e plotë:

Si mund të kuptohet përmes irritimit të syve koronavirusi?

Gjatë këryre muajve që morëm vesh për koronavirusin kemi bërë shumë studime dhe është vënë re se një nga rrugët e infektimit përveç hundës dhe gojës janë dhe sytë. Këto janë tre rrugët e verifikuara që COVID 19 mund të infektojë trupin e njeriut. Për sytë njoftimi është dhënë më vonë. Ndërsa goja dhe hunda janë postat kryesore që njihen për të gjithë llojet e viruseve, por mund të themi se Pjesa e jashtme e syrit ndodhet në pjesën qendrore të fytyrës dhe është në kontakt me pjesën e jashtme, në kontakt me spërklat me dorën me eurosolin. Ky proces bën dhe infektimin e syrit dhe dërgimin e tij në organizëm. Syri është i lidhur drejpërdrejt me hundën përmes kanalit të lotit. 

Si mund ta kuptojë një njeri përmes syve që është prekur me koronavirus, cilët janë shenjat që shfaqen?

Simptomat që shfaqen nga personat që e kanë marrë virusin nga sytë janë gati të njëjta me ato të konjunktivite virale që shkaktohen nga një lloj tjetër virusi që është familje e adenoviruseve.Konjuktivitet adenovirale që janë shumë të shpeshta në dimër kur janë virozat por adenovirusi është një tjetër familjen e koronavirusit. Personat zgjohen në mëngjes me sekrecione ngjitëse që me raste mezi i hapin sytë, ose ndjesia sikur kemi trupa të hunj në sy. Me një ndjesi dhe mungesë rehatie me sytë, meqë shenjat janë të njëjta me atë që ne i themi gripi i syve nuk duhet të alarmohen. Pasi përqindja e përsenave që janë prekur dhe kanë shfaqjet okulare në sy është e ulët nga 1 deri në 3% dhe pse ka vend për një numër më të lartë. Nëse personi ka këto shenja dhe i mungojnë shenjat e tjera siç është temperatura e lartë, kollë e thatë, mungesa e ndjesisë së shijes dhe nuhatjes, që mund të shoqërohet me diare, të gjitha këto janë shenja të vërtetuara te pacientët me Covid 19 nëse një person që ka problemet që përmenda për sytë nuk duhet që personat të shqetësohen.

Ka shumë njerëz që përdorin lentet e kontaktit për të ndryshuar ngjyrën. Në këto momente është e këshillueshme mos të përdoren? Sa e rrezikshme mund të bëhet?

Absolutisht që po, kjo ëhstë një ndër këshillat kryesore që jep dhe Akademia Amerikane e Aftomologjisë shoqata më e madhe e mjekëve okulist. Lentja e kontaktit pavarësisht se materialet janë shumë të holla, për syrin janë një trup i huaj. Ai refleksi që ka çdo njeri që është natyral por fatkeqësisht në situtaën që ndodhemi është një refleks i dëmshëm pasi në momentin që ne dërgojmë dorën, me lente dora shkon më shpesh, ndaj nuk duhet ta shtojmë këtë proces me vendosjen e lentes, duhet të mundohen që pacientet të kalojnë te syzet dhe të mos i përdorin lentet.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!