Sytë nga “Bernabeu” dhe Florian Kamberi, Champions dhe EL “zjarr”

schedule08:25 - 26 February, 2020

schedule08:25 - 26 February, 2020

Europa League dhe Champions League. Në fushë pritet edhe një shqiptar, orës 18:00. Florian Kamberi me Rangers do tentojë kualifikimin, teksa do të luajë ndeshjen e kthimit në Portugali kundër Braga. Skocezët takimin e parë e ka fituar me rezultatin 3-2.

Sulmuesi shqiptar po kalon një formë të mirë. Në ndeshjen e fundit në kampionat shënoi një gol shumë të bukur dhe asistoi. Tani shpreson të ndihmojë skuadrën e tij edhe në Europa League.

 

CHAMPIONS LEAGUE – Tre ekipe favorite në fushë: Juventusi, Real Madrid dhe Manchester City. Ekipi bardhezi luan në transfertë, kundër francezëve të Lyon. Sigurisht skuadra e Mauricio Sarri është favorite, por këtë duhet ta tregojë në fushën e blertë.

Edhe në Itali të gjithë mendonin se do e kishte të lehtë në kampionat, por po rivalizohet fort nga Lazio dhe Interi. Kështu që sonte kundër Lyon Juventusi duhet të djersijë fort për të dalë me rezultat pozitiv dhe për të vulosur kualifikimin në Torino.

Takimi më interesant për sonte është ai që do të luhet në “Santiago Bernabeu”. Rekordmenët e Champions League, Real Madrid, do të përballen me anglezët e Manchester City. Spanjollët do të duhet të bëjnë llogaritë kundër një trajneri si Pep Guardiola, i cili më parë i ka dominuar ata kur ishte në krye të Barcelonës. /abcnews.al