Turistët italianë vijojnë të eksplorojnë bukuritë natyrore në Shqipëri. Parku Natyror i Syrit të Kaltër mbetet padyshim një nga destinacionet kryesore të turistëve, që vijnë në Shqipëri.
Edhe pse është fund shtatori gjen qindra vizitor pranë burimeve, të malit të Gjerë.
Pushuesit kryesisht italian, zgjedhin ta vizitojnë Syrin e Kaltër në shtator për shkak të temperaturave më të ulta.
“Jam Paula dhe vij nga Napoli, jam me pushime këtu në këtë vend të mrekullueshem, vërtet shumë e bukur.. Eshte hera e parë që vij.. Jam këtu për 5 ditë.
Shqipëria është një vend fantastik per tu vizituar dhe eksploruar, me njerëz fantastike, plazhe fantastike..
Shtatori eshte muaj perfekt per pushime, as shume ftohtë as shumë ngrohtë dhe nuk ka shume njerez.. Do të kthehem vitin që vjen.”
Për pushuesit italian ky destinacion turistik, duhet vizituar me patjetër, ndërsa shtojnë se Shqipërinë do e sugjerojnë te miqtë e tyre, per mbresat që u ka lënë.
“Shqipëria është një vend spektakolar, ua sygjeroj të gjithëve të vijnë këtu sidomos në mes te shtatorit, çdo gjë është më e bukur dhe më e pastër në këtë kohë. Syri i kaltër është mahnitës, një eksperience që duhet bërë patjetër”.
“Është një vend i mrekullueshem, do të vij edhe me qindra herë të tjera, është e mrekullueshme , nuk ka asgjë për të shtuar.”
Syri i Kaltër po kthehet në një destinacion turistik i vizituar gjatë gjithë vitit, ndërsa numri i lartë i vizitorëve atje pritet të jetë i njëjtë edhe per muajin tetor./abcnews.al